Lajme
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë
Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i dyti, ndërsa nxënësja Era Dragusha u dallua në kategorinë junior.
Ekipi Kosova Cyber Team po përfaqëson Kosovën në Vienna International Ethical Hacking Boot Camp, një nga aktivitetet ndërkombëtare të dedikuara trajnimit praktik të të rinjve në fushën e sigurisë kibernetike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në ethical hacking, transmeton albinfo.ch.
Kampi po zhvillohet në Vjenë dhe mbledh rreth 120 pjesëmarrës nga 12 shtete.
Që në garat e para, studentët nga Kosova shënuan rezultate të shkëlqyera. Lorik Kelmendi ishte i pari që zgjidhi sfidën e parë dhe e përfundoi garën “AI Mini CTF” në vendin e parë. Pas tij u rendit Senad Mehmeti, duke i siguruar ekipit kosovar dy pozitat kryesore të garës.
Në kategorinë junior u dallua edhe Era Dragusha, e cila grumbulloi 1.050 pikë, duke konfirmuar potencialin e saj në fushën e sigurisë kibernetike.
Për suksesin e ekipit është vlerësuar edhe puna e trajnerëve Kastriot Fetahaj, Robert Shala dhe Arbnor Halili, të cilët janë përgëzuar për angazhimin dhe përgatitjen e vazhdueshme të pjesëmarrësve.
Aktiviteti do të vazhdojë me garat attack/defense, ku ekipet do të përbëhen nga pjesëmarrës ndërkombëtarë, ndërsa pritet që përfaqësuesit e Kosovës të vazhdojnë paraqitjet e suksesshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën” -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë ndërton karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Jeta në Austri
-
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë Operatori shtetëror hekurudhor i Austrisë, ÖBB, njoftoi se çmimet e biletave do të rriten në vitin... -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë













