Muzikë
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër
Artistja shqiptare u mirëprit nga publiku britanik në koncertin e saj të parë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, duke e cilësuar këtë mbrëmje si një moment historik në karrierën e saj.
Sopranoja shqiptare Anila Aliu ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj artistike, duke debutuar për herë të parë me koncert në Londër, transmeton albinfo.ch.
Përmes një reagimi pas koncertit, ajo e cilësoi këtë paraqitje si një moment të veçantë dhe një piketë të rëndësishme në rrugëtimin e saj profesional, duke shprehur mirënjohjen për publikun e ngrohtë që e mirëpriti në kryeqytetin britanik.
Aliu falënderoi të gjithë të pranishmit që e bënë të veçantë këtë mbrëmje, me një falënderim të posaçëm për Zëvendësambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, z. dhe znj. Gashi, për mbështetjen dhe praninë e tyre. Ajo shprehu mirënjohje edhe për z. Wong, për nderin që i bëri me pjesëmarrjen në koncert, si dhe për menaxherin artistik Tom Kokona dhe kolegun e mikun e saj, Joe Shepherd, me të cilin ndau skenën në këtë koncert.

“Të performoja për herë të parë në këtë qytet, e rrethuar nga një publik kaq i ngrohtë, ishte një moment historik për mua”, u shpreh artistja, duke falënderuar gjithashtu të gjithë ata që punuan në prapaskenë për realizimin e kësaj mbrëmjeje artistike.
Debutimi në Londër përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të Anila Aliut, duke konfirmuar prezencën gjithnjë e më të fuqishme të artistëve shqiptarë në skenat prestigjioze evropiane./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













