Kosova
Detaje të reja nga plagosja në Podujevë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me detaje të reja lidhur me plagosjen e sotme në sheshin “Bulevardi i Dëshmorëve” në Podujevë.
Raportohet se gjendja e të plagosurve është e rëndë, por stabile, teksa në njoftimin e Prokurorisë thuhet se hetimet tregojnë se të dyshuarit kanë lidhje familjare, konkretisht bëhet fjalë për nip dhe dajë, ndërsa motivi i dyshuar i përleshjes lidhet me një mosmarrëveshje të mëhershme.
Sipas Prokurorisë, personat e përfshirë dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë në tentativë”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë më Policinë e Kosovës, është duke vazhduar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, më herët, Basri Shabani, nënkolonel në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të plagosur nga incidenti me armë zjarri që ndodhi në Podujevë. Sipas tij, tre prej të plagosurve janë familjarë të përfshirë në ngjarje, ndërsa personi i katërt është një kalimtar i rastit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













