Shqipëria
Incidente në protestën para Kuvendit të Shqipërisë, raportohet për 10 policë të lënduar
Dhjetë policë janë lënduar sot gjatë përplasjeve me protestuesit e mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë, teksa njoftohet se janë arrestuar të paktën 23 persona.
Që nga fillimi i protestave, para çdo seance plenare, një pjesë e protestuesve që zakonisht mblidhen në mbrëmje para Kryeministrisë, mblidhen edhe para Kuvendit duke ju kërkuar deputetëve të shumicës dhe opozitës të dorëzojnë mandatet.
Pas incidenteve të sotme, një përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste, Taulant Balla përmendi edhe Rusinë si nxitëse të protestave.
“Pas protestave nuk është vetëm Irani, por edhe vendet fqinje, por edhe Kremlini”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, në protestë ka persona të paguar për të shkaktuar trazira.
“Dritan Goxhaj është person që paguhet nga Irani. Kemi prova. Ai publikisht sulmon Shtetet e Bashkuara për hesap të Iranit kjo është një provë që duhet administruar urgjentisht. Të dalësh e të thuash se këtu duhen vrarë udhëheqësit politikë me plumb ballit, më vjen keq që prokuroria nuk vepron”, tha ai.
Ndryshe, opozita shqiptare bojkotoi seancën e sotme duke deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e asnjë diskutimi nëse nuk futet në rend dite diskutimi për shfuqizimin dhe ndryshimin e katër ligjeve, kërkuar nga protestuesit: ligji për zonat e mbrojtura, investimet strategjike, paketa e maleve dhe disa nene të ligjit për trashëgiminë kulturore.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











