Lajme
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit
Kosova prezanton potencialin e saj kulturor dhe turistik në Paris
Republika e Kosovës është promovuar në Paris në një aktivitet të veçantë të organizuar nga Cercle Diplomatique de Paris, ku u prezantuan potencialet kulturore, turistike dhe zhvillimore të vendit para përfaqësuesve të diplomacisë, biznesit, kulturës dhe shoqërisë civile, përcjell albinfo.ch.

Në këtë ngjarje mori pjesë ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila theksoi rëndësinë e promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare përmes kulturës, artit dhe turizmit.
Gjatë prezantimit u vu në pah trashëgimia kulturore e Kosovës, potenciali turistik, zhvillimi i sportit, si dhe energjia dhe kreativiteti i brezit të ri dhe i diasporës shqiptare.
Bogujevci vlerësoi se aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e imazhit të Kosovës dhe krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo shprehu falënderim për organizatorët, Ambasadën e Kosovës në Francë dhe artistët shqiptarë që morën pjesë në promovimin e vendit.
“Përmes kulturës, artit dhe suksesit të qytetarëve tanë, vazhdojmë të forcojmë praninë dhe imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, u shpreh ministrja Bogujevci./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës










