Lajme
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave
Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi kombëtar për ndryshimin e sistemit të kontrollit të qirave në vend.
Nisma synon që qiratë të monitorohen automatikisht dhe të ulen kur konsiderohen të tepruara, pa qenë nevoja që qiramarrësit të nisin vetë procedura ligjore kundër pronarëve ose kompanive të menaxhimit të banesave.
Sipas organizatorëve, sistemi aktual ua lë barrën qiramarrësve të sfidojnë rritjet e padrejta të qirasë, ndërsa shumë prej tyre hezitojnë ta bëjnë këtë nga frika se mund të humbin banesën e tyre, transmeton albinfo.ch.
Shoqata argumenton se kontrolli automatik do të ofronte mbrojtje më të madhe për qiramarrësit dhe do të ndihmonte në frenimin e abuzimeve në tregun e banesave, veçanërisht në qytetet ku çmimet e qirave janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Data e referendumit ende nuk është caktuar, por iniciativa do t’u japë qytetarëve zviceranë mundësinë të vendosin nëse vendi duhet të forcojë mekanizmat e kontrollit të qirave dhe mbrojtjen e qiramarrësve.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë













