Muzikë
Shakira shpreh dëshirën për duet me Dua Lipën
Shakira surprizon fansat: Dua Lipën e dua për bashkëpunimin tim të ardhshëm
Ylli kolumbian e përmendi artisten shqiptare si një nga emrat me të cilët do të donte të realizonte një projekt muzikor, duke vlerësuar edhe lidhjen e saj me kulturën latine, transmeton albinfo.ch.
Këngëtarja me famë botërore Shakira ka shprehur publikisht dëshirën për të bashkëpunuar me artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.
Gjatë një interviste në podcastin e Lele Pons, Shakira u pyet se me cilët artistë do të donte të realizonte projekte në të ardhmen. Mes emrave që përmendi ishte edhe ai i Dua Lipës.
“Dua Lipa! Do të kisha qejf të bashkëpunoja me Dua Lipën”, u shpreh këngëtarja kolumbiane.
Shakira vlerësoi gjithashtu aftësitë gjuhësore të Dua Lipës, duke theksuar se ajo flet shumë mirë spanjisht dhe ka një lidhje të fortë me kulturën latine.
Deklarata ka ngjallur entuziazëm të madh në rrjetet sociale, ku fansat e të dyja artisteve kanë shprehur dëshirën që ky bashkëpunim të realizohet, duke e cilësuar si një nga duetet më të shumëpritura në skenën muzikore ndërkombëtare./Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












