Muzikë
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë
Numërimi mbrapsht ka nisur. Më 20 dhe 21 qershor 2026, Kasernenareal në zemër të Cyrihut do të shndërrohet sërish në qendrën më të madhe të muzikës dhe kulturës shqiptare në Evropë, teksa Alba Festival 2026 feston 5-vjetorin jubilar.
Organizatorët kanë bërë të ditur se gjithçka është gati për të mirëpritur mijëra vizitorë nga Zvicra, Gjermania, Austria dhe e gjithë diaspora shqiptare në kontinent. Alba Festival prezantohet si festivali më i madh Openair i muzikës dhe kulturës shqiptare në Evropë.
Këtë vit festivali vjen me një program spektakolar artistik, duke sjellë në skenë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.
Të shtunën, më 20 qershor 2026, publiku do të argëtohet me performancat e Dafina Zeqirit, Mozzik & Getinjo, Ghetto Geasy, Sabri Fejzullahut, Londrim Mekajt, Sahatit, Ukay, DJ Creep dhe grupit 6 AM.
Ndërkohë, të dielën skena do të elektrizohet nga Noizy, Elita 5, Gjesti, Rina, Ukay, si dhe DJ-të Klajdi, Bruno, Miri dhe DJ Vicky.
«Një nga risitë më të veçanta të këtij edicioni jubilar është “Alba House”, një koncept i frymëzuar nga atmosfera e Ibizës, që do t’i japë festivalit një dimension të ri argëtimi dhe eksperience për vizitorët.», tha organizatori Adem Morina, në një intervistë për albinfo.ch.
Përveç programit muzikor, organizatorët kanë përgatitur një infrastrukturë të zgjeruar me zona relaksi, VIP Area, Sky Lounges, hapësira gastronomike, merchandising, shërbime sanitare dhe aktivitete të ndryshme për publikun.
Harta e festivalit tregon një organizim të detajuar dhe modern, me fokus në komoditetin dhe përvojën e pjesëmarrësve.
«Në pesë vitet e tij, Alba Festival është shndërruar në një simbol të bashkimit të diasporës shqiptare dhe promovimit të kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Edicioni jubilar pritet të jetë më i madhi deri më sot, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si ngjarja më e madhe shqiptare e muzikës në Evropë. «, tha Morina.
Me skenën gati, artistët e konfirmuar, infrastrukturën e kompletuar dhe interesimin e jashtëzakonshëm të publikut, gjithçka është bërë gati për një fundjavë që premton të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve në Evropë.
Alba Festival 2026 – 5 vjet. Një festë e muzikës, kulturës dhe identitetit shqiptar.
Për më shumë informacione dhe për të siguruar bileta:
www.alba-festival.ch
Lexoni po ashtu:
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”


















