Futboll
Xherdan Shaqiri lë të hapur mundësinë e largimit nga Baseli
Ylli shqiptar thotë se do të vlerësojë projektin sportiv të klubit para se të marrë vendimin për të ardhmen
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij te Baseli, duke mos përjashtuar mundësinë e largimit gjatë afatit kalimtar veror, përcjell albinfo.ch.
Gjatë një konference për media në fillim të përgatitjeve për sezonin e ri, 34-vjeçari deklaroi se në futboll gjithçka është e mundur dhe se nuk mund të garantojë se do të mbetet pjesë e skuadrës zvicerane edhe pas kësaj vere.
“Është e mundur që të largohem nga Baseli gjatë këtij afati kalimtar”, u shpreh Shaqiri para gazetarëve.
Megjithatë, ish-reprezentuesi i Zvicrës theksoi se aktualisht ndihet i lumtur te Baseli dhe se ka ende një vit kontratë me klubin.
“Në futboll, ashtu si në jetë, gjithçka është e mundur. Nuk ka kurrë siguri”, tha ai.
Shaqiri bëri të ditur se vendimi i tij do të varet edhe nga mënyra se si do të ndërtohet ekipi për sezonin e ardhshëm, duke kërkuar një skuadër më konkurruese.
“Do të shoh me kujdes se çfarë po ndodh te Baseli. Dua një skuadër të mirë për ta udhëhequr. Po përpiqem të arrij rezultatet më të mira të mundshme, por për këtë më duhen edhe bashkëlojtarët”, deklaroi ai.
Komentet e Shaqirit shihen si një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit, të cilët po punojnë për ndërtimin e ekipit pas një sezoni që nuk i përmbushi pritshmëritë.
“Jam shumë i relaksuar për momentin. Jam shumë i lumtur te Baseli dhe kam ende një vit kontratë këtu”, përfundoi veterani shqiptar.
Deklaratat e tij pritet të shtojnë spekulimet rreth së ardhmes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Shaqiri do të vazhdojë karrierën te Baseli apo do të nisë një aventurë të re./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore











