Uncategorized
Nuk ka pasaporta zvicerane me lehtësime për brezin e tretë
Ka dështuar për pak vota në Dhomën e Kantoneve kërkesa për lehtësim të dhënies së pasaportës zvicerane të huajve të gjeneratës së tretë.
Ka shumë vite që në Zvicër debatohet rreth kësaj mundësie ndërsa janë mbushur shtatë vite që prej prezantimit në parlament të kërkesës për të cilën sot u vendos negativisht. Fjala ishte për të lindurit në Zvicër të cilët pos njërit prind e kanë edhe njërin nga gjyshërit-gjyshet të lindur në Zvicër.
Në trajtimin që i është bërë në sesionin pranveror, edhe Dhoma Nacionale ka vendosur njësoj.
Para 11 vitesh nje iniciativë popullore me kërkesë të ngjashme pati dështuar duke marrë vota të pamjaftueshme nga populli.
Nëse kjo do t`u mundësohej, do të ishin 5000 deri 6000 persona që do të përfitonin. “Këta janë zviceranë vetëm që nuk kanë pasaportë zvicerane”, u shpreh deputeti i FDP-së nga Neuchateli, Raphael Comte.
Dhoma e Kantoneve parimisht është e mendimit se kërkesa është pozitive por kërkon që komisioni përgatitor të të përgatisë një propozim të ri, më të precizuar.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











