Agjencia Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA) ka ftuar bizneset nga Kosova për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026”, i cili do të mbahet në Hotel Imperial në Vjenë, më 09.06.2026, transmeton albinfo.ch.
Sipas njoftimit, afati i fundit për aplikim është deri më 31.05.2026, ndërsa aplikimet mund të dërgohen në email adresën: [email protected].
Për informata shtesë dhe aplikim, bizneset mund të vizitojnë edhe faqen zyrtare të KIESA-s: https://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,1135