Lajme
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje përkujtimore të mbajtur në Arqipeshkvinë Metropolitane Tiranë-Durrës, kushtuar të Lumit Vladimir Gjika. Ai u vlerësua si një figurë e shumëanshme, shembull besimi, dinjiteti dhe qëndrese, si dhe një lidhje e rëndësishme kulturore e shpirtërore mes Shqipërisë dhe Rumanisë.
Në një postim në rrjetin social “X”, Hoxha e cilësoi këtë aktivitet si një moment të rëndësishëm kujtese për marrëdhëniet e thella historike, kulturore dhe njerëzore mes dy vendeve dhe popujve.
Ai theksoi se pikërisht në Rumani kanë marrë formë pjesë të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare shqiptare, ku patriotët shqiptarë kanë artikuluar idetë e lirisë dhe pavarësisë, kanë botuar gazeta e libra dhe kanë mbajtur gjallë frymën kombëtare dhe identitetin evropian të Shqipërisë.
Ministri vlerësoi gjithashtu kontributin e familjeve shqiptare që kanë lënë gjurmë në jetën politike, kulturore dhe shpirtërore të të dy vendeve, duke theksuar se në këtë mënyrë nderohet edhe diaspora shqiptare në Rumani.
“Ata që nuk i harruan rrënjët e tyre, por i ruajtën dhe i përcollën me krenari brez pas brezi”, u shpreh ai.
Hoxha shtoi se edhe sot diaspora shqiptare, e cilësuar si “Atdheu jashtë”, mbetet një burim i rëndësishëm energjie, dijesh dhe lidhjesh, duke kontribuar në zhvillimin e vendit, forcimin e identitetit kombëtar dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











