CH-Ballkani
Të shtunën, përurohet himni i Nënë Terezës në Prishtinë
Të shtunën me datën 5 shtator, e shpallur nga Kombet e Bashkuara edhe si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, bëhen 18 vite nga vdekja e humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.
Në këtë ditë kur shënohet edhe festa e Nënë Terezës në Prishtinë pritet të zhvillohet një manifestim i madh, ku do të promovohet dhe himni kushtuar humanistes shqiptare.
Muzikantë, aktorë e e shumë pjesëmarrës të tjetë nga vendi dhe bota do mblidhen në Prishtinë për të qenë pjesë e përurimit të Himnit të Nënës Terezë, në Katedralen që mban emrin e saj.
Himni i Nënë Terezës transmeton mesazhe të fuqishme universale, fetare dhe kombëtare, të cilat frymëzojnë të rinjtë për të vazhduar rrugën e bamirësive të Nënë Terezës. Himni u krijua 1 vit para se Vatikani pritet të shenjtëroj Nënë Terezën në vitin 2016, njofton “albinfo.ch”
Me idenë dhe qëllimin e mirë që të i tregohet botës se shqiptarët janë popull human dhe solidar, ideatorja e këtij projekti, Diana Toska ka thënë se të gjithë më qirinjë në dorë do të kanë mundësinë të dëgjojnë Himnin e Nënë Terezës, e që do të jetë në shqip dhe anglisht.
Himni kushtuar Nënë Terezës, është krijuar nga vargjet e vetë asaj dhe me muzikë të Lorenc Antonit. Realizimi i kësaj vepre, u regjistrua më 19 korrik në Tiranë në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e maestro, Bujar Llapaj, orkestrim të kompozitorit Genc Tukiçi, dhe interpretimin e sopranos së njohur shqiptare Inva Mula, solistes nga Maqedonia, Sihana Badivuku, shoqëruar nga orkestra gjithëkombëtare dhe kori i Filarmonisë së Kosovës drejtuar nga Baki Jashari dhe organizim të Arben Skënderit.
Kjo ngjarje madhështorë që do të mbahet në kryeqytetin e Kosovës ,do transmetohet nga televizioni publik i Kosovës, RTK,, ai i Shqipërisë dhe i Maqedonisë, si dhe do të jetë transmetim direkt edhe në Radion e Vatikanit.
Sopranoia e njohur shqiptare Inva Mula dhe futbollisti Lorik Cana përmes video incizimeve kanë bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve që më 5 shtator të janë pjesë e kësaj feste në Prishtinë.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












