Integrimi
Taksisti kosovar dhe ai iranian bëjnë garë shpejtësie në qytet
Taksistët po shtyheshin se cili do të mbërrinte i pari në vendin ku taksistët presin myshterinjtë e tyre. Por fitues nuk ishte shpallur asnjëri... Ata u dënuan dhe mbetën pa licencë pune

Taksisti 51 vjeçar, kosovar me shtetësi zvicerane, ishte ndjerë i provokuar në momentin kur kolegu i tij, një taksist me prejardhje nga Irani e kishte tejkaluar papritur në rrugët e qytetit të Cyrihut. Ka qenë dimër, e shtunë pas mesnatës së 29 dhjetorit të vitit 2013 kur, në rrugën buze liqenit të Cyrihut, iraniani “ia kishte shkelur” makinës së tij 122 kilometra në orë duke e tejkaluar kosovarin. Ky i fundit duke “iu përgjigjur provokimit” e tejkalon atë, “fluturon” me 125 km/h në vendin ku nuk lejohet shpejtësi më e madhe se 60 km/h.
Ata po shtyheshin se cili do të mbërrinte i pari në vendin ku taksistët presin myshterinjtë e tyre, shkruan nzz.ch. Por fitues nuk ishte shpallur asnjëri. Në bankën e zezë ku është zhvilluar procesi gjyqësor kundër tyre janë prezantuar dy humbës totalë: Të dytë kanë humbur lejen e punës me taksi dhe patentshoferin. Pastaj kosovari, një kryefamiljar 51 vjeçar ka mbetur pa punë dhe tash ështe rast social (kosovari) ndërsa iraniani 43 vjeçar ndërkohe ka gjetur një punë tjetër.
“Ky zotëria që është ulur pranë meje”, citon nzz.ch fjalën e kosovarit, më ka tejkaluar befasisht në rrugën me dy korsi. Unë nuk e kuptova këtë, sepse është shkelje e kodeksit që vlen në mesin e taksistëve”. Pastaj ai nuk është kujdesur më dhe papritur e ka ngarë makinën me shpejtësi të madhe. Është ndjerë i provokuar, transmeton albinfo.ch. Iraniani ndërkaq e ka pranuar se ai ngutej sepse donte që të mbërrinte i pari në sheshin ku ndale taksitë.
Prokuroria ka kërkuar për të dy të akuzuarit dënime me burg prej 14 muajsh për shkelje lidhur me nenin “e raserëve” (fjalë gjermane për ngasësit e shpejtë). Ankesat e avokatëve se klientët e tyre nuk kane bërë shkelje sipas kualifikimit të bërë nga prokuroria nuk kanë pirë ujë para trupit gjykues.
Para ligjit nuk ka rëndësi se cili nga taksistët ka provokuar i pari. Asnjëri nuk është dashur të binte në provokim. Për këtë arsye, ata të dy janë dënuar për shkelje të rëndë të rregullave në komunikacion, me nga 12 muaj me kusht, që është dënimi minimal i parashikuar për këtë vepër penale. Këtë masë lehtësuese e ka pasur parasysh trupi gjykues për faktin se rasti tashmë ka shkaktuar dëme të theksuara në jetën e të dy “garuesve”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737 Sukses në aviacion, Lirik Qerimi, piloti kosovar që ngjitet në qiellin ndërkombëtar...
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak