Lajme
Rritje e çmimeve në Zvicër
Qytetarët në Zvicër do të përballen me kosto më të larta jetese në vitin 2026, pasi disa shërbime kryesore po shtrenjtohen – nga telekomunikacioni te sigurimet
Nga prilli 2026, abonimet për telefon dhe internet në Zvicër janë bërë më të shtrenjta. Kompania më e madhe e telekomunikacionit ka rritur tarifat deri në rreth 6.4%, me rritje mujore prej rreth 1.90 franga për internet dhe mobil, si dhe 0.90 franga për TV dhe linja fikse.
Por kjo nuk është e vetmja goditje për buxhetin familjar. Edhe sigurimet shëndetësore do të rriten mesatarisht me rreth 4.4% gjatë vitit 2026, duke vazhduar trendin e viteve të fundit, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, edhe sigurimet e automjeteve pritet të shtrenjtohen për shkak të rritjes së kostove të riparimeve dhe dëmeve nga moti ekstrem.
Ekspertët theksojnë se këto rritje janë rezultat i inflacionit, investimeve në infrastrukturë dhe kostove në rritje në sektorë kyç, ndërsa paralajmërojnë se presioni mbi koston e jetesës do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












