Lajme
Zvicër: Ende pa marrëveshje për pagesën e 13-të të AHV-së
Komiteti përgjegjës i Këshillit Kombëtar njoftoi të premten se miliardat e nevojshme për këtë destinim duhet të vijnë vetëm nga TVSH-ja por ka kundërshtime
Pagesa e 13-të e AHV (Sigurimi i Pleqërisë dhe i të Mbijetuarve) do të bëhet për herë të parë në dhjetor të këtij viti. Do të kushtojë midis 4 dhe 5 miliardë franga në vit.
Një grindje ka shpërthyer në parlament mbi financimin e saj, trnsmeton albinfo.ch
Mbetet e paqartë se si do të financohet pagesa e 13-të e AHV (Sigurimi i Pleqërisë dhe i të Mbijetuarve), për të cilën pati vendosur populli zviceran në referendum.
Komiteti përgjegjës i Këshillit Kombëtar njoftoi të premten se miliardat e nevojshme për këtë destinim duhet të vijnë vetëm nga TVSH-ja, shkruan srf.ch.
TVSH-ja do të rritet me 0.5 pikë përqindjeje për këtë qëllim. Vendimi u mor me 13 vota pro dhe 12 kundër.
Rritja do të kufizohet deri në fund të vitit 2033.
Megjithatë, shumica e deputetëve të Dhomës së Kantoneve (Senati) dëshiron një model financimi të përzier me një TVSH më të lartë dhe zbritje më të larta për pagat.
Nëse bëhet pagesa e 13-të e AHV, kantonet dhe komunat mund të presin të ardhura më të larta tatimore. Komisioni e konsideron këtë të padrejtë: “Qeveria federale mban kostot shtesë, ndërsa kantonet dhe komunat përfitojnë nga rritja e të ardhurave tatimore pa dhënë një kontribut përkatës.” Prandaj, ata duan të zvogëlojnë pjesën e taksave federale që marrin kantonet.
Në fund të fundit, ka mundësi të ketë një referendum për të vendosur për këtë çështje. Ndryshimet në TVSH duhet të vendosen nga elektorati.
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











