Fun
Melbourni, përsëri më i miri
Cilësia e jetës është në rënie në qytetet evropiane për shkak të luftërave, pakos së kursimeve dhe sulmeve terroriste, sipas raportit vjetor të lëshuar nga agjencia britanike The Economist Intelligence Unit (EIU), së bashku me listën e 140 qyteteve.
“Kërcënimet ndaj sigurisë personale, krimi e trazirat kanë ndikuar në cilësinë e jetës”, thotë John Kopstejk, një nga pjesëmarrësit në studim, duke përmendur luftën në Ukrainë, sulmet terroriste në Paris dhe masa të ashpra shtrënguese në Greqi dhe në vende të tjera të eurozonës.
Kështu, kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ka përjetuar rënien më të madhe në këtë renditje në krahasim me vitin 2014 dhe gjeti vendin e 132-të në botë. Edhe pse Kiev është relativisht larg nga zona e konfliktit të Ukrainës në lindje, pasojat janë marrë parasysh nga trazirat e vitit të kaluar dhe gjendja e dobët ekonomike në vend.
Kryeqyteti i Francës, megjithatë, ka rënë nga vendi i 20-të në vendin e 29 –të, si pasojë e sulemeve terroriste në javën e parë të këtij viti në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo”.
Kryeqyteti francez gjithashtu jeton me kërcënimin e vazhdueshëm të sulmeve terroriste.
Për të pestin vit me radhë jeta më e mirë është vlerësuar në metropolin australian, Melburn. I dyti vjen kryeqyteti austriak, Vjena, dhe i treti është qyteti kanadez Vancouver.
Në vlerësimin e cilësisë së jetës studiuesit kanë hulumtuar disa aspekte të tilla si stabiliteti shoqëror dhe politik, niveli i krimeve, disponueshmëria e shërbimeve cilësore mjekësore, jeta kulturore, mjedisi, arsimi dhe infrastruktura.
Renditja tjetër figuron kështu: “New York (vendi 55), Londra (53), Paris (29) , Tokio (vendi 15), janë kryeqytetet me norma të krimit në rritje dhe problemet në trafikun publik “, sipas EIU.
Në fund të listës është Damasku, kryeqyteti i Sirisë, ku më shumë se katër vjet mbretëron lufta.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










