Kosova
PDK dhe LDK bëjnë LVV-në përgjegjëse për krizën më të re
Ato e bëjnë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje për "krizën e re politike", gjegjësisht për "mungesë përpjekjesh serioze për konsensus"
Pas kandidimit nga LVV, të Glauk Konjuvcës për president të shtetit kanë pasuar reagimet e partive opozitare. Ato e bëjnë fajtore Lëvizjen Vetëvendosje për “krizën e re politike”, gjegjësisht për “mungesë përpjekjesh serioze për konsensus”
PDK: Shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike
Partia Demokratike e Kosovës, në një një komunikatë për media, shpreh “shqetësimin e saj të thellë për situatën aktuale politike, duke akuzuar shumicën parlamentare dhe kryeministrin Albin Kurti për papërgjegjshmëri që po rrezikon moszgjedhjen e Presidentit të ri dhe futjen e vendit në një krizë institucionale të panevojshme.
PDK thekson se zgjedhja e Presidentit nuk duhet të jetë as garë për opozitën, as lojë politike për shumicën parlamentare, duke theksuar se numrat në Kuvend janë të qartë dhe detyrimi kushtetues është funksionimi normal i institucioneve.
“Përkundër mandatit që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik,” thuhet veç tjerash në komunikatë.
Ndërsa LDK, duke reaguar rreth zhvillimit më të ri , thotë se “Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore.
Konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata. Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar.
Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik.
Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë”, thuhet në fund të postimit të LDK-së-
E-Diaspora
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












