Maqedonia
Maqedoni: Dështon propozimi për rritjen e pagës minimale në 600 euro
Propozimi i deputetëve të LSDM-së dhe të Majtës për vendosjen e pagës minimale në 600 euro nuk kaloi në leximin e parë, pasi Komisioni parlamentar për çështje ekonomike e hodhi poshtë. Gjatë diskutimeve, deputetët e partive në pushtet nuk morën pjesë në debat.
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, theksoi: “Nuk mund të ndërtohet shtet ku patriotët thonë se duhet të duam më shumë, nëse xhepi dhe stomaku janë bosh. Me xhep dhe stomak bosh, patriotizmi nuk ekziston.”
Jovan Mitreski nga LSDM shtoi se kostoja e ushqimit për një familje katër anëtarëshe tejkalon pagën minimale aktuale. “Një gjevrek dhe një jogurt shkojnë 80 denarë. Për të tre vaktet e ditës, kjo arrin 28.800 denarë në muaj, ndërsa paga minimale është 24.000 denarë,” tha ai raportkn alsat përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, deputeti Cekov nga ZNAM e mbështeti rritjen e pagës, duke argumentuar se pavarësisht se produktiviteti në Maqedoni është ndër më të lartat në rajon, inflacioni ka minuar fuqinë blerëse të qytetarëve.
Para fillimit të seancës, Bojan Stojanoski nga VMRO–DPMNE deklaroi se rritja e pagës duhet diskutuar në Këshillin Ekonomiko-Social dhe se qeveria do të punojë për një sistem që garanton rritjen e të gjitha pagave.
Propozimi do të dërgohet edhe në Komisionin për sistem politik dhe më pas në seancë plenare, duke ndjekur procedurën e rregullt.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











