Maqedonia
Maqedoni: Ish-zëvendëskryeministri Grubi në arrest shtëpiak
Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, do të qëndrojë në arrest shtëpiak në kuadër të hetimeve për rastin e Lotarisë Shtetërore, ku ai dyshohet të ketë përfshirë edhe pesë persona të tjerë.
Vendimi për zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak u mor pasi mbrojtja e tij kërkoi një masë më të lehtë sigurie, dhe prokuroria e pranonte këtë propozim.
Sipas komunikatës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup, i dyshuari i dytë në këtë hetim është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me institucionet kompetente. Ai ka filluar të shqyrtojë dokumentacionin e çështjes në praninë e prokurorit kompetent dhe kjo procedurë do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme për shkak të vëllimit të madh të materialit provues.
Prokuroria ka propozuar arrest shtëpiak dhe konfiskimin e pasaportës së Grubit, duke argumentuar se pjesa më e madhe e provave është siguruar dhe se ai është paraqitur vullnetarisht.
Mëngjesin e sotëm, Grubi iu dorëzua policisë maqedonase në pikën kufitare Bllacë, ndërsa më shumë se një vit ai ishte i shpallur në kërkim me urdhër arrest ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











