Lajme
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) uron muajin e Ramazanit.
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër njofton besimtarët muslimanë në Zvicër se me perëndimin e diellit, sonte fillon muaji i bekuar i Ramazanit, ndërsa nesër, më 19.02.2026, është dita e parë e agjërimit.
Ramazani është një nga shtyllat themelore të Islamit dhe paraqet obligim për çdo musliman e muslimane të rritur, të shëndoshë dhe me arsye. Agjërimi zgjat nga agimi deri në perëndim të diellit, duke u përmbajtur nga ushqimi, pija dhe kënaqësitë trupore. Agjërimi nuk është vetëm abstenim fizik nga haja dhe pija, por është edhe disiplinë shpirtërore dhe morale. Ai nënkupton ruajtjen e gjuhës nga fjala e keqe, përmbajtjen e shikimit, pastrimin e mendimeve dhe largimin nga çdo veprim që cenon dinjitetin e njeriut dhe vlerën e agjërimit.
Ky muaj është një mundësi e çmuar për reflektim, lutje, lexim të Kur’anit, përforcim të lidhjes sonë me Krijuesin dhe me njëri-tjetrin. Ramazani na mëson durimin, përulësinë dhe mirënjohjen. Ai na kujton rëndësinë e solidaritetit dhe të bamirësisë, duke na afruar më shumë me ata që janë në nevojë dhe duke forcuar ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore.
Në një kohë sfidash globale, mesazhi i Ramazanit është mesazh paqeje, mirëkuptimi dhe bashkëjetese. Si komunitet, kemi përgjegjësinë që përmes sjelljes sonë të dëshmojmë vlerat e larta të fesë sonë, siç është respekti, toleranca dhe dashuria për të mirën e përbashkët.
Me rastin e fillimit të këtij muaji të shenjtë, urojmë që agjërimi, lutjet dhe veprat tuaja të pranohen. Lusim Zotin e Madhërishëmqë ky Ramazan të sjellë paqe në zemrat tona, harmoni në familjet tona dhe begati në shoqërinë tonë.
Për hajr dhe me plot bekime muaji i bekuar i Ramazanit!
Me respekt,
Hfz. Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda Në ditën e fundit të Samitit të Diasporës në Pallatin e Kongreseve priten panele mbi integrimin... -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare -
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix -
Tedi Papavrami sjell “24 Kapriçot” e Paganinit në TKOBAP -
Londër
Alda Dizdari do të sjell një mbrëmje të veçantë të muzikës klasike në Londër
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë












