Kosova
Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi nderohen me pulla postare nga Posta e Kosovës
Alpinistet që ngritën flamurin e Kosovës në botë, tani në pulla postare
Posta e Kosovës, përmes sektorit të saj të Filatelisë, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me titullin “Alpinistet e Kosovës – Uta Ibrahimi dhe Mrika Nikqi”, transmeton albinfo.ch.
Ky emision i veçantë i kushtohet alpinizmit kosovar dhe rolit të grave që, me guxim, përkushtim dhe arritje historike, kanë ngritur emrin dhe flamurin e Kosovës në majat më të larta të botës.
Sipas njoftimit zyrtar, dy pullat postare paraqesin dy alpiniste kosovare të njohura ndërkombëtarisht. Uta Ibrahimi është bërë gruaja e parë nga Ballkani që ka ngjitur 14 majat mbi 8.000 metra, ndërsa Mrika Nikqi njihet si alpinistja më e re kosovare që ka prekur majat më të larta botërore, përfshirë edhe majen Everest.
“Me guxim, përkushtim dhe vizion, Uta dhe Mrika e kanë vendosur Kosovën në hartën globale të alpinizmit. Ato janë simbole të ambicies së pakufishme dhe dëshmi se ëndrrat e mëdha nuk njohin moshë”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.
Ky emision filatelik vlerëson jo vetëm sukseset sportive, por edhe inspirimin që këto dy sportiste u ofrojnë brezave të rinj dhe gjithë komunitetit të alpinizmit. /Albinfo.ch




Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike Shqiptarja D.G. u zhduk brenda sekondash në një pusetë të hapur rreth tre metra të thellë,... -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë -
Zvicër
Privilegj apo sfidë? Një brez mes rrënjëve dhe horizonteve të reja -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













