Kosova
Veteranëve u kërkohet kujdes në transit përmes Serbisë
Organizatat e dala nga lufta, vazhdojnë të bëjnë thirrje që veteranët e luftës mos të udhëtojnë nga shteti serb
Për shtetasit e Kosovës, kalimi transit nga Serbia edhe më tej po vazhdon të jetë i pasigurt. Ditë më parë, autoritetet serbe arrestuan Mitehat Llozhanin. Rasti nxiti reagimin e institucioneve vendore. Duke e parë këtë praktikë të Serbisë, nga Organizata e Veteranëve të Luftës bëjnë thirrje që mos të udhëtohet nëpërmjet shtetit serb, raporton rtklive.com. Ndërkaq, bashkësisë ndërkombëtare iu kërkua të jetë më e ashpër me Serbinë.
Udhëtimi transit përmes Serbisë vazhdon të mbetet i pasigurt për shumë shqiptarë të Kosovës, veçanërisht për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një pasaportë e Republikës së Kosovës, një emër në listat serbe, apo ndonjë simbol kombëtar, kanë mjaftuar që shqiptarët e Kosovës, të bien në prangat e autoriteteve serbe.
Me të hyrë në Serbi, në kufi me Kroacinë ditë më parë u arrestua edhe shtetasi Mitehat Llozhani, veprim ky që vulos faktin se Serbia po vazhdon me praktikën e keqtrajtimit dhe arrestimit.
Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se Serbia po cenon normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, për çka ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtroj presion ndaj saj.
Organizatat e dala nga lufta, vazhdojnë të bëjnë thirrje që veteranët e luftës mos të udhëtojnë nga shteti serb.
“Ju kemi bërë thirrje veteranëve që mos të kalojnë nga Serbia sepse Serbia ka lista dhe i ndalon njerëzit. Për ne është e papranueshme për shkak se lëvizja është e lirë në gjithë Evropën. Por ne e dimë mentalitetin e Serbisë. I ftoj veteranët e UÇK-së që mos të kalojnë nga Serbia duke e ditur se Serbia është duke i ndaluar dhe mbajtur nga 2-3 vite në burg”, tha Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së
Ndërkohë njohës të sigurisë kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare të jetë më e ashpër me Serbinë.
“Duhet një herë e përgjithmonë të mendoj dhe të filloj tashmë me sankisone ose me një qasje shumë reale dhe shumë të ashpër që t’ju mundësohet të gjithëve në Ballkan që të udhëtojnë të lirë”, thotë Arben Dashevci, njohës i sigurisë.
Nën arsyetimet për krime të lufte, shtetas të Kosovës vit pas viti ndalen në pikat kufitare nga autoritetet serbe, në disa raste edhe keqtrajtohen e mbahen në paraburgim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit











