Lajme
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Zhvillime të reja për tragjedinë në Itali, familja shqiptare u shua nga monoksidi i karbonit
Policia italiane kanë bërë të ditur identitetin e katër anëtarëve të një familjeje shqiptare që humbën jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit në banesën e tyre në zonën e Luccës, në Itali, transmeton albinfo..ch.
Viktimat janë babai A.K. (48 vjeç), nëna J.K. (43 vjeçe), si dhe dy fëmijët e tyre, djali H.K. (22 vjeç) dhe vajza X.K. (15 vjeçe).
Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit, ka arritur të shpëtojë, por ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Ai kishte shkuar në banesë pasi familja nuk po u përgjigjej thirrjeve telefonike dhe kishte alarmuar autoritetet për situatën, transmeton tutje albinfo.ch.
Gjatë ndërhyrjes në vendngjarje, dy karabinierë që ofruan ndihmën e parë kanë pësuar gjithashtu helmim të lehtë, por sipas autoriteteve shëndetësore, ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja tragjike është regjistruar në orët e mbrëmjes së të mërkurës, kur ekipet e emergjencës hynë në banesë dhe u përballën me një skenë të rëndë.
Sipas raportimeve, tryeza ishte e shtruar, ndërsa katër anëtarët e familjes u gjetën pa shenja jete brenda shtëpisë.
Në vendngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë së Porcarit, i cili shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe solidaritetin me komunitetin, duke theksuar se tragjedia ka prekur thellë gjithë qytezën, e cila ndodhet vetëm disa kilometra larg qytetit të Luccës.
Prokuroria italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Autoritetet po hetojnë nëse kaldaja ishte e regjistruar dhe e instaluar sipas standardeve teknike, si dhe nëse i ishte nënshtruar kontrolleve të rregullta.
Banesën ku ndodhi tragjedia e kishte në pronësi A.K., i cili, sipas dëshmive, e kishte blerë atë rreth tre vjet më parë, ndërsa familja ishte zhvendosur aty vetëm kohët e fundit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














