Lajme
Raport federal ngre shqetësime për funksionimin e Skyguide
EFK: Skyguide ka nevojë për përmirësime në sistemin e sigurisë në Zvicër
Çdo problem në funksionimin e kompanisë së kontrollit ajror Skyguide ka pasoja të menjëhershme dhe të gjera për linjat ajrore dhe pasagjerët. Një raport i fundit i Kontrollit Federal të Financave (EFK) tregon se kompania ka ende nevojë për përmirësime serioze në sistemin e saj të sigurisë, përcjell albinfo.ch.
Vetëm javën e kaluar, hapësira ajrore mbi Gjenevë u mbyll për rreth një orë për shkak të një problemi me një përditësim të softuerit në Skyguide. Sipas Fernando Guntern, përfaqësues i Kontrollit Federal të Financave, incidente të tilla mund të ndodhin gjithmonë.
“Ngjarjet nuk mund të shmangen plotësisht, ato do të ndodhin herë pas here,” tha Guntern, duke theksuar se çështja kryesore nuk është vetë incidenti, por reagimi ndaj tij.
Sipas tij, vendimtare është sa shpejt Skyguide arrin të reagojë në raste të tilla, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e sigurisë ajrore. “Dhe pikërisht këtu ka ende hapësirë për përmirësim,” shtoi ai.
Dobësitë në sistemin e emergjencës së Skyguide nuk janë të reja. Ato u bënë veçanërisht të dukshme në qershor të vitit 2022, kur për disa orë asnjë avion nuk mundi të kalonte hapësirën ajrore zvicerane për shkak të një defekti informatik.
Që nga ajo kohë, Skyguide ka ndërmarrë disa masa në fusha të veçanta, por sipas EFK-së, këto nuk janë të mjaftueshme. “Skyguide duhet të largohet nga trajtimi i sistemeve individuale dhe të analizojë sistemin në tërësi, si dhe t’i testojë rregullisht të gjitha proceset,” thekson Guntern.
Ai shton se përgjegjësia kryesore qëndron te menaxhmenti, i cili duhet t’i japë më shumë prioritet përgatitjes për emergjenca dhe kriza. “Duhet të përcaktohen qartë përgjegjësitë dhe këto procedura të ushtrohen rregullisht,” përfundon ai.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











