CH-Ballkani
Të ardhurat për frymë banori, ku renditen shtetet e Ballkanit
Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a
Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta në treguesin tjetër më të rëndësishëm, të ardhurat për frymë sipas standardit të fuqisë blerëse, për vitin 2025.
Të dhënat janë bërë të ditura në data basë e FMN-së. Për të dy treguesit, Shqipëria renditet ndër të fundit në Evropë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Treguesi i të ardhurave për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, në vitin 2025 ka arritur në 11 mijë dollarë, sipas të dhënave të FMN-së. Me këto nivele, Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.
Ndërkohë, shteti më i varfër i Evropës vijon të mbetet Kosova (8033 USD për frymë). Shqipëria është favorizuar vitet e fundit nga nënçmimi i Euros dhe Dollarit, duke rritur automatikisht të ardhurat për frymë të popullatës.
Në rajon, kryesimin e ka marrë Serbia, me 15.3 mijë dollarë për frymë, duke ia kaluar Malit të Zi (14.9 mijë), që për shumë vjet kishte mbajtur kryesimin.
Të ardhurat për frymë të Shqipërisë janë sa 28% e mesatares së Evropës dhe 23.7% të mesatares së Bashkimit Evropian (46,804 USD).
Shqipëria nuk ka arritur as mesataren globale, që është 14.6 mijë dollarë për frymë, por mbetet në 76% të saj.
Në treguesin tjetër, atë të të ardhurave për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse, që matet në dollarë ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet pas Maqedonisë së Veriut, në një tregues se paraja në vend ka më pak vlerë se në shtetin fqinjë, për shkak të kostos më të lartë të jetesës, ndonëse të ardhurat janë më të larta.
Shqipëria është e 85-a në këtë renditje me një nivel prej 23.3 mijë dollarë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut është në vend të 77, Bosnjë-Hercegovina e 89-a dhe Kosova e 98-a.
Ky tregues, i prodhimit të brendshëm për frymë (PBB) sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP), tregon sa prodhim ekonomik i takon mesatarisht çdo banori në një vend, duke marrë parasysh edhe sa shtrenjtë apo lirë janë mallrat dhe shërbimet aty.
Ndryshe nga PBB-ja për frymë e llogaritur vetëm me kurs këmbimi, PPP korrigjon për diferencat e çmimeve mes vendeve, duke e kthyer të ardhurën në atë që quhet “dollar ndërkombëtar”, që përfaqëson të njëjtën fuqi blerëse kudo.
Me fjalë të thjeshta, ky tregues tregon jo vetëm sa prodhon një ekonomi për person, por edhe sa mund të blejë realisht një person me ato para në vendin e vet, ndaj përdoret për të krahasuar standardin e jetesës mes vendeve.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











