Uncategorized
Mbytet në liqe shqiptari nga Kosova
Një piknik në liqenin Pleschingersee të Austrisë ka përfunduar tragjikisht për shqiptarin 29 vjeçar nga Kosova. Ai kishte qenë duke notuar bashkë me një shok të tij rreth 15 metra nga bregu i liqenit në momentin kur papritur, u fundos, shkruan nachrichten.at.
Përpjekjet e shokëve të tij për ta shpëtuar mbetën të pasuksesshme pasi që uji i liqenit ishte i turbullt dhe pamja ishte e vështirë. Madje edhe zhytësit nga zjarrfikësit profesionalë të Linz-it pikërisht nga kjo arsye patën probleme të mëdha që ta gjenin të mbyturin, transmeton albinfo.ch.
Ai është gjetur pothuaj rastësisht pas 40 minutash dhe është nxjerrë nga uji.
Sigurisht, masat për t`i kthyer jetën kosovarit nuk kanë pasur sukses. Ai kishte qëndruar tashmë tepër gjatë nën ujë.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











