Lajme
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions”
“Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut
Në Gjenevë, Rame Dardania rikthehet me një ekspozitë që nuk shfaqet vetëm, por përjetohet një dialog i hapur mes frikës, dhimbjes, lirisë dhe shpresës, shkruan albinfo.ch.
“Les émotions” nuk është thjesht një ekspozitë arti, por një përjetim emocional që sfidon shikuesin të përballet me vetveten. Artisti Rame Dardania rikthehet në Gjenevë për të ndarë me publikun një univers të brendshëm ku e mira dhe e keqja bashkëjetojnë, përplasen dhe, në fund, kërkojnë paqe.
Në veprat e tij, emocionet nuk fshihen dhe as zbukurohen. Frika shfaqet hapur, dhimbja pranohet si pjesë e qenies njerëzore, liria kërkohet me ngulm, ndërsa gëzimi vjen si dritë shprese mes kontrasteve. Arti i Dardanisë është i drejtpërdrejtë, i sinqertë dhe thellësisht njerëzor, ai flet për plagët e shpirtit, por edhe për procesin e shërimit.
Me energji të fortë vizuale, ngjyra që pulsojnë dhe figura që duken sikur marrin frymë, artisti e fton shikuesin të ndalet, të ndiejë dhe të reflektojë. Kjo është një formë arti që nuk gjykon, por përqafon kompleksitetin e jetës dhe kontrastet e saj të pashmangshme.
Ekspozita hapet më 12 shkurt 2026 në The House of Art Showroom në Gjenevë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 6 mars. Një takim i sinqertë me emocionet, pa maska dhe pa barriera. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për kërcënimin ndaj deputetit Ramush Haradinaj, pas kërkesës... -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











