Shqipëria
Me ftesë të Trump, Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, Rama: Krenar për vendin tim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur sot se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Rama ka deklaruar se ndihet tepër i nderuar nga ftesa personale dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Shumë i nderuar nga ftesa personale e presidentit Trump, për ta përfaqësuar Shqipërinë në bordin e paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar prej tij, ku Shqipëria ftohet si anëtar themelues, duke ngjitur kështu ndërkombëtarisht një tjetër majë krejt të paimagjinueshme vetëm deri pak vite më parë. Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e padiskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ndryshe, Bordi i Paqes për Gazën u shpall nga Donald Trump si një organizatë ndërkombëtare me qëllim promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai përfshin figura të njohura ndërkombëtarisht, duke përfshirë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët do të punojnë për dialog dhe zgjidhje paqësore në konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës. Përfshirja e Shqipërisë si anëtar themelues shfaq jo vetëm një njohje për rolin e saj diplomatik, por edhe një mundësi të re për të kontribuar në një çështje me rëndësi globale.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











