Kosova
Votat me postë: Pesë kandidatët më të votuar deri më tani
Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare
Një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, procesi i numërimit të votave me postë po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë numëruar 23 nga 92 kuti, apo rreth 25 për qind e votave me postë. Procesi po zhvillohet gradualisht dhe rezultatet mbesin ende preliminare, transmeton albinfo.ch.
Nga votat me postë të numëruara deri tani, Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 69.52 për qind, apo 4,327 vota. Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.28 për qind ose 702 vota.
Pas saj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 9.43 për qind apo 587 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka siguruar 8.13 për qind, përkatësisht 506 vota nga votimi me postë i numëruar deri më tani.
Subjektet e tjera politike kanë marrë një përqindje më të vogël të votave, përfshirë Partinë Liberale Egjiptiane me 0.61 për qind (38 vota) dhe Iniciativën e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) me 0.55 për qind (34 vota).
Pesë kandidatët më të votuar sipas subjekteve politike (vota me postë):
Lëvizja VETËVENDOSJE!: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gëravalla.
Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Avdullah Hoti.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Agim Çeku, Time Kadrijaj.
Partia Demokratike e Kosovës – PDK: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Sala Jashari, Ganimete Musliu.
KQZ ka theksuar se këto rezultate janë jo përfundimtare dhe se renditja përfundimtare e subjekteve politike dhe kandidatëve mund të ndryshojë pas përfundimit të plotë të numërimit të votave me postë dhe trajtimit të ankesave eventuale.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












