Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, e ka pritur të premten në Prishtinë, një grup nxënësish të komunitetit boshnjak nga Kosova, me banim në Gjermani, Zvicër, Francë, Bosnjë e Mali të Zi.
Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Diasporës, ministri Murati ka thënë se ky takim ёshtё njё hap i vogël i njё bashkëpunimi tё rëndësishëm qё Ministria që drejton ai do ta ketë me komunitetin boshnjak.
“Do tё bёjmё pёrpjekje qё tё jemi urё lidhëse mes jush dhe vendit prej nga vini. Gjithashtu, do tё bёjmё përpjekje qё, ashtu si deri tash, nё aktivitetet qё i organizojmë, t’i pёrfshijmё edhe përfaqësuesit e komuniteti boshnjak tё Kosovёs”, ka thënë Murati me këtë rast.
Ai ka shtuar se nё tё ardhmen do tё shikohen mundësitё qё tё ndihmohet edhe mësimi plotësues i gjuhës boshnjake nё diasporё, ndërkaq bёri thirrje qё edhe komuniteti boshnjak t’i përgjigjet procesit tё regjistrimit të diasporës.
“Pёrmes regjistrimit ne do tё kemi tё dhёna tё sakta pёr numrin e pjesёtarёve tё diasporës, profesionet e tyre, bizneset. E gjithё kjo bёhet qё tё krijojmë politika mё tё mira nё dobi tё diasporës”, theksoi ndёr tё tjera ministri Murati.