Kosova
Deri në ora 09:00 votuan 2. 64 % e qytetarëve
Po vazhdon procesimi i të dhënave nga pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në platformën e KQZ-së
Nga procesimi i mbi 95 për qind e vendvotimeve në gjithë territorin Republikës, del se nga ora 07:00 kur janë hapur Qendrat e Votimit në vend, deri në ora 09:00, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përgjatë dy orëve të para të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar 52 mijë e 797 apo përkthyer në përqindje, 2. 64 për qind e qytetarëve me të drejt vote në nivel vendi.
Sipas Listës së Votuesve të certifikuar nga KQZ-ja në Kosovë të drejt vote kanë 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e pjesëmarrjes në votime në këtë platformë pritet të përditësohen në orën 11:00 kur nis futja e të dhënave të reja nga vendvotimet në mbarë vendin.
Zëdhënësi i KQZ-së më herët, në konferencë për media tregoi se përditësim të dhënash në këtë platformë do të ketë çdo dy orë, deri në ora 19:00.
Në këtë platformë sqarohet se këto janë të dhënat nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës.
Gjithashtu, ai tha se besojnë që para orës 20:00 do të fillojnë transmetimin e të dhënave nga vendvotimet e para, që deri atëherë të kenë përfunduar numërimin e fletëvotimeve.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt











