Lajme
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe vdekjes
“Dëgjova britmat e gruas nga kati i tretë dhe në atë moment nuk mendova për rrezikun apo për veten. Zjarri ishte shumë i fortë dhe çdo sekondë dukej vendimtare. Kur pashë traktorin që po kalonte, veprova instinktivisht. Falë Zotit arritëm ta shpëtonim dhe u larguam vetëm pak çaste para se të shpërthente bombola e gazit. Ajo që ka rëndësi është se jeta e saj u shpëtua.”
Një akt i jashtëzakonshëm guximi qytetar u shënua më 15 dhjetor 2025 në Schattdorf, në Kantonin Uri, ku Bajram Shillova, punëtor ndërtimi nga Dietikoni, rrezikoi jetën për të shpëtuar një grua të bllokuar në një ndërtesë banimi të përfshirë nga zjarri.
Shillova ndodhej në krye të detyrës profesionale së bashku me kolegët e tij, në afërsi të vendit të ngjarjes, kur vuri re flakët që kishin kapluar një shtëpi në Dorfstrasse. Nga kati i tretë të objektit dëgjoheshin thirrje të dëshpëruara për ndihmë, ndërsa përpjekjet për hyrje nga brenda rezultuan të pamundura për shkak të zjarrit intensiv dhe tymit të dendur.
Në një moment vendimtar, ai ndaloi një traktor që po kalonte në rrugën kryesore dhe, me ndihmën e një shkalle të gjatë, arriti të ngjitet deri te dritarja e katit të tretë, duke e evakuuar gruan nga rreziku i menjëhershëm. Vetëm pak çaste pas largimit nga objekti, në ndërtesë shpërtheu një bombol gazi, çka dëshmon rrezikun ekstrem të situatës dhe rëndësinë jetike të ndërhyrjes së shpejtë.
“Nuk jam hero. Thjesht bëra atë që mendova se duhej bërë në atë moment. Kur një jetë është në rrezik, nuk ka kohë për mendime të gjata, ka vetëm përgjegjësi njerëzore,” thekson Bajram Shillova.
Ngjarja në Schattdorf është një dëshmi e fuqishme e guximit qytetar dhe solidaritetit njerëzor, duke treguar se në situata ekstreme, veprimi i menjëhershëm dhe vendosmëria mund të bëjnë dallimin vendimtar mes jetës dhe vdekjes.
Për albinfo.ch
Luljeta Ademi
E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar














