Lajme
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur
Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një grua nga Shqipëria dhe dy zviceranë pësuan lëndime të lehta
Shtatë persona janë plagosur në një përleshje në Romanshorn, Thurgau, herët në mëngjes të shtunën. Përleshja midis dy grupeve ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit në një restorant në Bahnhofstrasse, siç raportoi Policia Kantonale e Thurgau të shtunën, transmeton albinfo.ch.
Janë mobilizuar disa patrulla policie për të qetësuar situatën. Tre burra nga Maqedonia e Veriut, të moshës 41 dhe 43 vjeç, pësuan lëndime të lehta deri të mesme. Ata u dërguan në spital me ambulancë, traporton sda.ch.
Një burrë 54-vjeçar nga Kosova, një grua 35-vjeçare me shtetësi shqiptare dhe dy burra zviceranë, të moshës 27 dhe 40 vjeç, pësuan lëndime të lehta, përcjell albinfo.ch. Ata morën trajtim mjekësor në vendngjarje. Dy burra të tjerë të përfshirë, një burrë 52-vjeçar zviceran dhe një burrë 48-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, mbetën të padëmtuar.
Rrethanat dhe rrjedha e saktë e ngjarjeve që çuan në përleshje janë tani nën hetim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












