Lajme
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?
Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Statistikave (BFS), gjatë vitit të kaluar janë zhvendosur rreth 697 mijë persona, që përbën vetëm 9.3 për qind të popullsisë, një shifër që mbetet në nivelin më të ulët historik, njësoj si një vit më parë.
Sipas ekspertëve, nuk ka vetëm një arsye për këtë rënie të lëvizshmërisë. Çmimet e larta të qirave, mungesa e banesave të lira dhe mundësia e punës nga shtëpia (homeoffice) konsiderohen faktorë kyç. Megjithatë, paradoksalisht, pikërisht në zonat urbane ku tregu i banesave është më i shtrenjtë dhe më i ngarkuar njerëzit zhvendosen më shpesh sesa në zonat rurale.
Të dhënat tregojnë se kantoni Basel-Stadt ka shkallën më të lartë të zhvendosjeve, me 11.3 për qind të popullsisë që ka ndërruar banesë gjatë vitit 2024. Në anën tjetër, kantonet Obwalden dhe Nidwalden shënojnë shkallën më të ulët, me vetëm 7.4 për qind. Në përgjithësi, në qytete zhvendosja është rreth 10 për qind, ndërsa në komunat rurale mund të bjerë nën 3 për qind.
Sipas BFS-së, kjo lidhet edhe me strukturën e popullsisë: në qytete jetojnë më shumë të rinj, persona beqarë ose çifte pa familje të mëdha, të cilët janë më fleksibël për të ndërruar banesë. Grupmosha më aktive në zhvendosje janë të rinjtë mes 20 dhe 36 vjeç, ndërsa te 25-vjeçarët gati çdo i katërti ka ndërruar vendbanim.
Ekspertët paralajmërojnë se një shkallë shumë e ulët e zhvendosjes mund të ndikojë negativisht në dinamizmin e qyteteve. Sipas autoriteteve lokale, qytetet kanë nevojë për lëvizshmëri dhe banorë të rinj – studentë, punëtorë dhe emigrantë – për të ruajtur zhvillimin dhe inovacionin.
Sa i përket zgjidhjeve, qarqet politike borgjeze kërkojnë ndërtimin e më shumë banesave dhe thjeshtimin e procedurave administrative. Ndërkohë, Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve thekson se nuk mjafton vetëm ndërtimi i banesave të reja, por kërkon më shumë banesa me qira të përballueshme dhe mbrojtje më të fortë ndaj qirave abuzive.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











