Feja
Televizioni gjerman BR për herë të parë transmeton direkt faljen e Bajramit
Më 17 korrik televizioni gjerman BR transmeton për herë të parë drejtpërdrejt në Gjermani faljen e namazit të Fiter Bajramit.
Transmetimi historik do të bëhet nga xhamia në Penzberg të Munchenit.
Televizioni publik gjerman BR dhe radioja lokale Bayerischen Rundfunk kanë premtuar një emision special që do t’i kushtohet festës më të madhe të myslimanëve.
Ceremoninë e faljes së Bajramit do të udhëheqë një imam shqiptar. Bëhet fjalë për Bejnamin Idrizin nga Shkupi i Maqedonisë.
Ky i fundit e ka verësuar të jetë historik një hap i tillë dhe ka thënë se do të bëjë përpjekje të përcjellë mesazhe si për myslimanët, ashtu edhe për jomyslimanët në Gjermani.
„Do të flas për vlerat tona të përbashkëta dhe do t’i bëj thirrje shoqërisë gjermane që të hapet ndaj myslimanëve dhe të vizitojë xhamitë tona, por do të ftoj edhe myslimanët që të hapen ndaj shoqërisë gjermane”, ka thënë Idrizi.
Idrizi thotë se transmetimi direkt i faljes së Bajramit do t’i ndihmojë myslimanët që të ndihen më të mirëpritur në shoqërinë gjermane.
Ky hapi i transmetuesit publik gjerman vjen dy javë pasi që kanclerja Merkel mori pjesë në një iftar për herë të parë si kancelare dhe tha se Islami ishte pjesë e shoqërisë gjermane.
Xhamia e ndërtuar në qytetin e vogël bavarez Penzberg në vitin 2005 ka kapacitet për 300 deri në 400 besimtarë, por do të krijohen edhe hapësira shtesë për të gjithë të interesuarit. Besohet së në Gjermani jetojnë së paku 4 milionë myslimanë.
Linku:
http://www.br.de/themen/
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













