CH-Ballkani
Mbi 10 fish më shumë azilkërkues kosovarë në Gjermani
Rritjen më të madhe e shënon Kosova. 31.400 vetë kanë ardhur këtë vit në Gjermani, vitin e kaluar ishin vetëm 2437.
Ashtu siç dhe ishte pritur, fluksi i azilkërkuesve që ia kanë mësyrë Gjermanisë, ka vazhduar me intensitet të lartë gjatë gjithë gjysmës së parë të vitit. Afër 180 mijë është shifra e përgjithshme e tyre ndërsa 132% rritja në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Deutsche Welle ka bërë listën e dhjetë vendeve nga të cilat ka pasur më shumë azilkërkues:
1. Ashtu si dhe vitin e kaluar shumica e azilkërkuesve janë të ardhur nga lufta civile në Siri – 34.428 njerëz.
2. Rritjen më të madhe e shënon Kosova. 31.400 vetë kanë ardhur këtë vit në Gjermani, vitin e kaluar ishin vetëm 2437.
3. Edhe nga Shqipëria duan të vijnë gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani. Nga janari deri në qershor erdhën 22.209 vetë. Vitin që shkoi kanë qenë vetëm 3913.
4. Edhe numri i azilkërkuesve nga Serbia është rritur – nga 9361 në 15.822. Eshtë duke u marrë në konsideratë mundësia për t’i shpallur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor vende të ashtuquajtura të sigurta të origjinës. Sepse shanset për t’u njohur si azilkërkues janë shumë të vogla.
5. Ndërsa refugjatët nga Iraku kanë shanse të mira. Numri i tyre është trefishuar nga 2520 në 9286.
6. Edhe nga Afganistani kanë ardhur më shumë refugjatë, 8179. Një vit më parë ishin 4528.
7. Gati dyfishim të numrit të azilkërkuesve ka edhe nga Maqedonia – nga 3736 në 6704. Edhe këtu mundësitë e dhënies së azilit janë më pak se 1 për qind.
8. Bosnjë-Hercegovina dëshiron të hyjë në BE. Megjithatë shumë vijnë akoma në Gjermani si azilkërkues – 4061 vetë.
9. Nga Eritrea në Afrikë kanë ardhur po aq shumë njerëz sa një vit më parë: 3969 në 2014, 3636 në gjysmën e parë 2015.
10. Vendi i dytë afrikan në listën e dhjetë vendeve të para është Nigeria me 2864 azilkërkues.
Fluksi i azilkërkuesve i vë të gjithë para “sfidave të mëdha”, deklaroi ministri i Brendshëm Thomas de Maizière pas publikimit të statistikave të reja. Veçanërisht e rëndësishme, tha ministri i Brendshëm, është të bëjmë dallimin në mes “njerëzve, që janë vertetë në nevojë” dhe atyre, qëndrimi i të cilëve nuk vjen në shprehje. Qëndrimi i tyre në të ardhmen duhet të ndërpritet në mënyrë më konsekuente dhe efektive.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










