Futboll
Deshishku me Austrinë sonte në finalen e Kupës së Botës U17
Talenti shqiptar në skenën botërore, Deshishku synon trofeun me Austrinë U17
Futbollisti i talentuar, Hasan Deshishku, si pjesë e Kombëtares së Austrisë U17, sonte do të luaj në finale të Kampionatit Botëror U17 që po mbahet në Katar. Austria U17 të hënën e eliminoi në gjysmëfinale Italinë U17 duke e mposhtur me rezultatin, 2:0.Dy golat për Austrinë U17 i realizoi Johannes Moser, shkruan albinfo.at.
Deshishku, talenti shqiptar, është prej lojtarëve më të mirë tek Austria, që ka arritur sukses historik. Të enjten Austria do të luajë me Portugalinë në finale të Kampionatit Botëror. Dhe shpresat për sukses të Austrisë do të jenë edhe te shkëlqimi i Deshishkut në sulm.
Ndeshja Portugali – Austri U17 do të zhvillohet nga ora 17:00., drejpërdrejt në ORF1, raporton albinfo.at
Hasan Deshishku është i lindur në Austri, por është djalë i familjes Deshishku nga Barileva e Prishtinës. Babai i tij u largua nga Kosova në fillim të viteve nëntëdhjetë dhe u vendos në Austri.
Deshishku aktualisht luan tek ekipi “Austria Wien”. Shquhet për numrin e madh të golave që i shënon. Për skuadrën U16 i kishte 35 gola në 31 paraqitje. Për përfaqësuesen U15 të Austrisë e ka shënuar një gol në katër paraqitje. Për U16 të Austrisë ka dy gola në pesë paraqitje. Dhe për U17 tani ka arritur në shifrën e shtatë golave në 18 paraqitje. Tani ai ka arritur që të jetë i padiskutueshëm startues në përfaqësuesen e Austrisë ku sonte pritet të luan edhe në finalen e Kampionatit Botëror.
Finalja e Kupës së Botës U17 ka zgjuar interesim të madh nga mediat dhe tifozët austriakë, por sigurisht edhe nga komuniteti shqiptar në Austri, të cilët presin një fitore historike nga Kombëtarja e Austrisë dhe ndonjë gol nga Hasan Deshishku.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri









