Lajme
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë
"Është e dhimbshme të shohësh mijëra zarfe që nuk hapen dhe nuk arrijnë fare në Kosovë sepse ne i kemi dërguar me vonesë"
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, ka ngritur shqetësimin se votat e diasporës mund të mos arrijnë në Kosovë brenda afateve ligjore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka theksuar se vonesat në dërgimin e zarfeve nga Sekretariati i KQZ-së rrezikojnë që mijëra votues jashtë vendit të mbesin pa të drejtë vote, përcjell albinfo.ch.
Krasniqi ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve logjistike, procesi i dërgesave postare kërkon së paku 10 ditë, derisa dërgimi i materialit për votim pritet të nisë me vonesë. Për këtë arsye, sipas tij, ekziston rreziku që deri në 80 për qind të fletëvotimeve të mos arrijnë në kohë dhe të mos hapen fare.
Ai e ka cilësuar këtë situatë si të dhimbshme dhe si një shkelje të të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke kërkuar që institucioni të marrë përgjegjësitë e nevojshme dhe të reflektojë për të mos përsëritur gabimet. Sipas tij, buxheti për procesin e dërgimit të fletëvotimeve deri te votuesit jashtë vendit kap shifrën rreth 3.7 milionë euro, por kjo nuk garanton suksesin nëse nuk respektohen afatet.
Krasniqi ka shtuar për koha.net se si zgjidhje e mundshme po propozohet fillimi më i hershëm i votimit përmes postës, në mënyrë që votat e mërgatës të kenë kohë të kthehen dhe të numërohen.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










