Kosova
Rama pret Kurtin në Samitin “Our Pathway to EU”: Dy kryeministrat shtrëngojnë duart në Pallatin e Brigadave
Pritje zyrtare në Tiranë ndërsa liderët e rajonit diskutojnë rrugën drejt integrimit evropian.
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë ka nisur pritja zyrtare e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit të Planit të Rritjes, “Our Pathway to EU”, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nikoqir i këtij takimi të rëndësishëm rajonal, ku pritet të diskutohen hapat drejt integrimit më të thellë evropian dhe projektet e përbashkëta ekonomike.
Ndër të parët që mbërriti ishte kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Pas një përshëndetjeje protokollare dhe shtrëngimi duarsh me Ramën, Kurti hyri në ambientet e Pallatit të Brigadave ku do të zhvillohet samiti.
Takimi pritet të mbledhë krerët e rajonit dhe përfaqësues të BE-së, duke shënuar një tjetër moment kyç në proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













