Kosova
KQZ: Po vazhdon verifikimi i rezultateve në Mitrovicë
KQZ thotë se sot përfundon verifikimi në Mitrovicë: Janë verifikuar 75 nga 105 vendvotime
Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se në Qendrën Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës, përcjell albinfo.ch.
“Deri në orën 09:00 të ditës së mërkurë, janë verifikuar rezultatet e 75 vendvotime nga 105 sa i takojnë kësaj komune. Ky proces, planifikohet të përfundojë gjatë ditës së sotme”.
Një ditë më herët, të martën është përmbyllur verifikimi i rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave në 17 Qendra Komunale të Numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili ka filluar një ditë më parë.
“Deri në orën 09:00 ditë së mërkurë, janë rinumëruar 10 vendvotime”.
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me situatën në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.
Nga kjo parti kanë kërkuar rivotim në këtë komunë.
Procesi u ndërpre mbrëmjen e së hënës pas raportimeve për keqpërdorime të mundshme, ndërkaq dje gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.
Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











