Muzikë
Lozanë: Homazh për 75-vjetorin e kantautorit Françesk Radi
Ambasada e Shqipërisë në Bernë ka njoftuar se në hapësirën “Art Espace – Le 20” në Lozanë u zhvillua një mbrëmje homazh me titull “FRANKO! – Jeta dhe tingulli i Françesk Radit”, kushtuar kantautorit të shquar të muzikës së lehtë moderne shqiptare, në 75-vjetorin e lindjes së tij, transmeton albinfo.ch.
“Ekspozita u organizua nga Swiss Albania Event, nën koordinimin e znj. Aina Hoti, në bashkëpunim me znj. Tefta Radi dhe kuratorin Elian Stefa, duke sjellë për publikun kujtime, dokumente dhe momente të veçanta nga jeta dhe krijimtaria e artistit. Në këtë veprimtari morën pjesë artdashës, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe miq të kulturës shqiptare në Zvicër. Nga Ambasada e RSh-ë në Bernë, ishte i pranishëm z. Valon Gashi, Sekretar i Parë, i cili vlerësoi kontributin e Francesk Radit në modernizimin e muzikës shqiptare dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë sonë artistike”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













