Lajme
Zhduket në Itali 35-vjeçarja shqiptare, nënë e dy fëmijëve
Zhduket pa gjurmë në Itali nënë shqiptare 35-vjeçare
Ditët kalojnë, por ende nuk ka asnjë lajm për Floresha Prengun, 35-vjeçaren shqiptare që jeton në Trento të Italisë prej vitesh. Këtë të mërkurë u mbush saktësisht një javë që kur nëna e dy vajzave është zhdukur, përcjell albinfo.ch.
Më 22 tetor, gruaja ishte larguar nga shtëpia herët në mëngjes për të shkuar në punë, por pasdite nuk u kthye në shtëpinë ku jeton me bashkëshortin dhe dy vajzat. Anëtarët e familjes ngritën menjëherë alarmin për zhdukjen e saj dhe nisën kërkime në qytet.
Kërkime u kryen edhe përgjatë lumit Adige, me ndërhyrjen e Njësisë së Shpëtimit në Lumë të Departamentit të Zjarrfikësve të Trentos. Rezultatet e këtij kërkimi, si dhe ato që pasuan në ditët në vijim nuk patën asnjë rezultat.
Dhjetëra zjarrfikës, përfshirë edhe patrullat e lumit, kontrolluan zonën për rreth 15 kilometra, nga Trento në jug. Një helikopter fluturoi mbi zonë, duke monitoruar situatën nga lart, por asgjë. Deri tani nuk ka pasur asnjë shenjë të Floreshës.
Të afërmit vazhdojnë të mos kenë asnjë lajm dhe familja, veçanërisht dy vajzat e saj, janë jashtëzakonisht të shqetësuara. Një qarkore për zhdukjen e saj është dërguar në të gjitha prefekturat italiane. Një apel u është bërë edhe qytetarëve që të njoftojnë nëse kanë informacione.
“Po kërkojmë ndihmën tuaj për të gjetur Floresha Prengu. Ajo është një nënë e re e dy vajzave. Kushdo që e sheh ose di diçka për të, kërkohet të kontaktojë menjëherë forcat e rendit. Nëse keni ndonjë informacion, ju lutemi telefononi në 112”, –u shprehën anëtarët e familjes në një apel, duke postuar njoftimin, së bashku me fotot, në mediat sociale në shqip.
Gruaja ka jetuar në Trento me familjen e saj për 3 vitet e fundit dhe ka punuar si pastruese në pallate. Ajo ishte shumë e lidhur me vajzat e saj dhe kohët e fundit kishte vuajtur shumë nga vdekja e babait të saj. Burri i saj po përpiqet të përballet me humbjen e tij dhe madje mund t’i drejtohet programit të RAI-t, “Kush e ka parë?” për të kërkuar ndihmë drejtpërdrejt në TV.
“Ai është i tronditur dhe i dëshpëruar”, – thonë ata që e njohin. Komuniteti shqiptar është mbledhur rreth bashkëshortit dhe vajzave të Floresha Prengut orët e fundit, duke u ofruar atyre ndihmë për çdo nevojë apo shqetësim. Të gjithë shpresojnë që ata të mund të ribashkohen së shpejti me gruan dhe nënën e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













