Lajme
Autostrada A9 tashmë e përdorshme pa ndërprerje nga Gampel/Steg deri në Brig
Në Valaisin e Epërm është inauguruar zyrtarisht segmenti i ri i autostradës A9 midis Gampel/Steg dhe Brig. Seksioni 7.6 kilometra midis Raron dhe Visp West i shtohet rrjetit ekzistues, duke përfaqësuar një “moment historik të rëndësishëm” në projektin e ndërtimit të A9, i cili ka filluar para disa dekadash.
Ceremonia e hapjes u zhvillua në Raron në prani të autoriteteve kantonale, disa orë përpara hapjes zyrtare për qarkullim në orën 19:00.
“Çdo segment që hapet në Valaisin e Epërm është një hap më afër Valaisit frankofon dhe anasjelltas,” theksoi këshilltari shtetëror Franz Ruppen, transmeton albinfo.ch.
Tuneli “cut-and-cover” i Raronit do të bëhet plotësisht funksional nga e hëna mbrëma, pas rreth dhjetë vitesh punime dhe një investimi prej 163 milionë frangash. Me një gjatësi prej 1.46 kilometrash, ky tunel kalon nën lagjen Turtig dhe do të lehtësojë ndjeshëm trafikun në zonë.
Në perëndim, tuneli lidhet me seksionin 2.5 km drejt Gampel-Steg (në funksion që nga gushti 2023), ndërsa në lindje lidhet me segmentin 3.2 km që shkon nga St-German deri në Visp West.
Qarkullim më i rrjedhshëm dhe cilësi më e mirë jete
Sipas Departamentit të Lëvizshmërisë, Territorit dhe Mjedisit, banorët e Raronit dhe Vispit do të përfitojnë nga një përmirësim i ndjeshëm i cilësisë së jetës, pasi të dy qytetet kanë tani një bypass autostradal të plotë.
Në zonën e Visp West, lidhjet përfshijnë gjithsej tetë nënkalime, shtatë ura, katër rrethrrotullime dhe dy rrugë anashkalimi.
Hapja e këtij segmenti është gjithashtu “shumë e rëndësishme për luginat turistike si Saas dhe Zermatt,” shtoi Ruppen, duke theksuar rëndësinë e aksesit të shpejtë dhe të sigurt. Kostoja totale e punimeve midis Gampel/Steg dhe Visp West arrin në 420 milionë franga.
Dy inaugurime gjatë vitit 2025
Në qershor, Kantoni i Valais shënoi një tjetër arritje: hapjen e tubit jugor të tunelit të Vispit, hallka e fundit e bypass-it të qytetit, ndërsa tubi verior ishte hapur që në vitin 2022.
Tashmë, vëmendja është përqendruar në tunelin Riedberg në Gampel-Steg. Ndërtimi i tij filloi në vitin 2004, por u vonua vitin e kaluar për arsye sigurie. Fillimisht ishte parashikuar të hapej në vitin 2026, por tani është shtyrë për në 2027.
Një kantier që zgjat gati 50 vjet
Përfundimi i plotë i A9 në Valaisin e Epërm parashikohet për të njëjtin vit, me përjashtim të segmentit që kalon nëpër Bois de Finges. Ky seksion i fundit, midis Sierre dhe Leuk, me gjatësi rreth 8.2 kilometra (75% në tunel), do të duhet të presë edhe disa vite.
Autoritetet kantonale shpresojnë që makinat e para të qarkullojnë aty gjatë “viteve 2030”, në varësi të procedurave dhe kundërshtimeve ligjore. Punimet përgatitore kanë nisur që në janar.
Në total, autostrada e Valaisit të Epërm do të shtrihet në 31.8 kilometra midis Sierre dhe Brig, duke kaluar përgjatë gjithë luginës së Rhonit me një kosto të vlerësuar prej 4.4 miliardë frangash.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












