Lajme
Zvicra pa mbrojtje efektive kundër dronëve dhe raketave
Ushtria zvicerane aktualisht nuk ka pajisje tokë–ajër të afta për t’u mbrojtur nga dronët dhe raketat, duke nxjerrë në pah një boshllëk serioz në sistemin e saj të mbrojtjes ajrore. Ministri i ri i Mbrojtjes, Martin Pfister, e ka cilësuar forcimin e kësaj mbrojtjeje si prioritet kryesor, transmeton albinfo.ch.
Sipas autoriteteve, Zvicra zotëron vetëm 27 topa Oerlikon 35 mm dhe 96 hedhës raketash portativë Stinger, të cilët mund të godasin objektiva deri në 4 km distancë dhe 3 km lartësi — sisteme të përshtatshme për helikopterë apo avionë që fluturojnë ulët, por jo për dronë modernë.
Deputetët Pierre-Alain Fridez dhe Thomas Hurter kanë paralajmëruar se vendi “nuk është ende i përgatitur” për kërcënimet ajrore të reja, duke kërkuar investime urgjente në zbulimin dhe neutralizimin e dronëve.
Në rreze mesatare, Zvicra nuk ka asnjë sistem aktiv, megjithëse ka porositur pesë sisteme IRIS-T që pritet të hyjnë në funksion midis viteve 2028 dhe 2031.
Ndërsa në rreze të gjatë, sistemi Patriot, i blerë nga SHBA për të mbrojtur vendin nga raketat balistike, ende nuk është dorëzuar për shkak të vonesave nga pala amerikane.
Ekspertët vlerësojnë se rreziku për Zvicrën mbetet i ulët, por jo inekzistent, dhe se vonesat në modernizimin e mbrojtjes ajrore mund ta lënë vendin të pambrojtur ndaj sulmeve të mundshme me dronë apo raketa.
E-Diaspora
-
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s Morina kandidon për Këshillin Bashkiak të Malmö-s (kommunfullmäktige) me bindjen se politika duhet të jetë pranë... -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











