Lajme
Fribourg-u synon të ulë orët e gjuhëve në gjimnaz, mësuesit reagojnë me zemërim
Niveli i njohjes së anglishtes në Zvicër po bie për të katërtin vit me radhë, duke mbetur pas vendeve të tjera. Ndërkohë, në kantonin e Fribourg-ut, planet për të reduktuar orët e mësimit të gjuhëve në shkollat e mesme kanë shkaktuar valë pakënaqësie mes mësuesve dhe profesionistëve të arsimit, raportoi gazeta 24 Heures.
Gjatë një seance të fundit të Këshillit të Madh të Fribourg-ut, deputeti i Partisë së Gjelbër, Roland Kehl, shprehu indinjatën e tij për reformën e ardhshme të maturës kantonale, e cila, sipas tij, “sulmon” mësimin e gjuhëve në një kanton që tradicionalisht është dygjuhësh.
Projekti “Matu 2027”
Sipas projektit të quajtur “Matu 2027”, do të hiqen tre orë mësimi të gjuhëve në vitin e fundit të gjimnazit – përkatësisht një orë më pak për gjuhën amtare, një për gjuhën e dytë kombëtare dhe një për gjuhën e tretë.
Kjo masë synon të përputhet me rregulloret e reja federale. Kantonit i kërkohet të zvogëlojë orët që konsiderohen të tepërta në mësimin e gjuhëve, për t’i dhënë më shumë hapësirë arteve dhe shkencave, të cilat aktualisht janë në minimumin ligjor.
Frika për gjuhën partnere
“Mësuesit po e vërejnë gjithnjë e më shumë që nxënësit e kanë gjithnjë e më të vështirë të zotërojnë gjuhën partnere,” tha Antoinette Meissner, mësuese e frëngjishtes në Collège Saint-Michel të Fribourg-ut, përcjell albinfo.ch.
Ajo shprehu shqetësimin se heqja e një ore mësimi do të thellojë edhe më shumë hendekun midis nivelit aktual dhe atij të kërkuar nga programet. Sipas saj, dygjuhësia është një avantazh i rëndësishëm në tregun e punës në kantonin e Fribourg-ut.
Reagimi i Departamentit të Arsimit
Departamenti i Arsimit i kantonit është mbrojtur duke theksuar se mësimi i gjuhëve do të vazhdojë të praktikojë në forma të tjera, si për shembull përmes kurseve të zhytjes (immersion). Projekti aktualisht është në fazë konsultimi deri më 1 dhjetor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











