Lajme
Shkupi në balotazh, fituesi më 2 nëntor
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor

Në Shkup do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku qytetarët do të zgjedhin mes Orce Gjorgjievskit nga koalicioni “Maqedonia Jote”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, dhe kandidatit të “E Majta”, Amar Mecinoviq, të cilët fituan më shumë vota në raundin e parë.
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pas numërimit të 99,92% të votave, Gjorgjievski ka marrë mbështetjen e 91.582 qytetarëve të Shkupit, ose 39,43%, ndërsa Mecinoviq ka fituar 30.659 vota, përkatësisht 13,20%, transmeton albinfo.ch.
Pas tyre renditen Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN me 27.864 vota (12,00%), Kaja Shukova nga LSDM me 26.714 (11,50%) dhe Skender Rexhepi nga AKI me 26.062 (12,22%).
Raund i dytë do të mbahet edhe në komunën e Aerodromit, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së, Dejan Mitevski, fitoi 49,09% të votave, përpara kandidatit të LSDM-së, Aleksandar Trajanovski, i cili mori 20,79%.
Në Butel, në raundin e parë fitoi kryetari aktual Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE me 52,96%, pësuar nga Isamedin Azizit nga AKI, i cili mori 28,17%.
Edhe në komunën Gazi Babë, kryetari aktual Boban Stefkovski nga VMRO-DPMNE siguroi fitore në raundin e parë me 58,42%, përpara Vllatko Mitovskit nga LSDM me 18,00%.
Kandidati Aleksandar Stojkovski nga VMRO-DPMNE u rizgjodh për kryetar të komunës Gjorçe Petrov me 55,73% të votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga LSDM, Kostadin Acevski, fitoi 18,37%.
Në komunën Karposh do të ketë raund të dytë – Sotir Lukrovski nga VMRO-DPMNE fitoi 34,51%, dhe Stevço Jakimovskit nga GROM me 29,40%.
Në Kisella Vodë, Beti Stamenkovska Trajkovska nga VMRO-DPMNE fitoi në raundin e parë me 57,36% të votave, ndërsa Jane Acevski nga “E Majta” mori 16,81%. Në komunën Qendër, kryetari do të zgjidhet në raundin e dytë mes Goran Gerasimovskit nga LSDM, i cili mori 38,21%, dhe Mirosllav Labudoviqit nga “ZNAM”, me 25,53%.
Në Saraj, në raundin e parë fitoi Muhamet Elmazi nga VLEN me 50,28%, përpara Blerant Ramadanit nga AKI me 47,55%.
Izet Mexhiti nga VLEN do të jetë kryetari i ri i komunës Çair, pasi fitoi 51,82% të votave, ndërsa Bujar Osmani nga AKI mori 40,39%.
Në komunën Shuto Orizare në raundin e dytë do të përballen Kurto Dudush nga “Unioni i Romëve” me 36,57% të votave dhe Erdjan Demir nga VMRO-DPMNE me 20,69%. Sipas ligjit, në raundin e parë kryetar komune shpallet kandidati që ka fituar shumicën e votave nga qytetarët që kanë marrë pjesë në votim, me kusht që të ketë votuar të paktën një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore përkatëse.
Nëse në raundin e parë nuk del në votim një e treta e trupit votues, procesi zgjedhor përsëritet për atë komunë.
Zgjedhjet për kryetarë komunash zhvillohen sipas sistemit mazhoritar, ndërsa zgjedhjet për këshillat komunalë sipas sistemit proporcional, në një raund të vetëm.
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 2 nëntor.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026