Lajme
Lutje në gjuhën shqipe në Katedralen e Vjenës
Tryezën shqiptare në këtë manifestim e vizitoi edhe Zëvendësipeshkvi, Dr. Franz Scharl, i cili njoftoi për zhvillime më të reja në këtë Dioqezë, me fokus të veçantë për të ardhmen e Misionit Katolik Shqiptar në Austri, i cili muajve të kaluar është përballur me disa sfida dhe vështirësi organizative. Kjo ishte edhe arsyeja pse këshilltarët e këtij misioni sot shpalosen një mbishkrim me tekstin: ‘‘Qëndrojmë me kishën tonë!’’ (,,Wir stehen zu userer Kirche!’’).
Në praninë e qindra besimtarëve të dielën u mbajt mesha festive “E diela e Kombëve” në Vjenë, e cila iu dedikua emigrantëve nga e tërë bota në ditën ndërkombëtare të tyre. Meshën e udhëhoqi Monsinjor Dr. Franz Scharl, Zëvendësipeshkv i Vjenës, i cili, ndër të tjera, veçoi përkushtimin e misioneve të ndryshme katolike të cilat kryejnë shërbesa fetare në gjuhët e tyre amtare, ndër ta edhe Misioni Katolik Shqiptare në Austri. Ky mision, tash e pothuajse 35 vite, bashkon besimtarët në lutje në gjuhën shqipe duke qenë, bashkë me misionet tjera në gjuhën kroate, sllovene, hungareze, çeke, sllovake, rumune, angleze, franceze, spanjolle, etj. pjese përbërëse e komunitetit të madh të krishterë në Austri.
Edhe këtë ditë përfaqësimi i shqiptarëve ishte në nivel të lakmueshëm si për nga numri i pjesëmarrësve në këtë meshë të shenjte ashtu edhe për nga përfaqësimi. Një moment emocional ishte dorëzimi i dhuratave për Dr. Scharl që e bënë bashkëshortët Zoje dhe Kastriot Deda duke i dhuruar atij dy flamuj, atë kombëtar dhe të shtetit të Kosovës.
Në pjesën e tretë të meshës në Katedralen më të njohur në Austri, në “Stephansdom”, u dëgjua lutja ‘‘Aty Ynë‘‘ edhe në gjuhen shqipe, gjë që u mirëprit nga të pranishmit.
Pas meshës, nga Misionet e ndryshme u shtruan ushqime dhe pije vendore duke pasuruar tryezën e përbashkët krishtere në Austri.
Edhe nga komunitet ynë pati gatime tradicionale të përgatitura nga familjet shqiptare. Aty valuan flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Austrisë si dhe u gostitën mysafirët nga bashkësisë e tjera gjuhësore. Tryezën shqiptare në këtë manifestim e vizitoi edhe Zëvendësipeshkvi, Dr. Franz Scharl, i cili njoftoi për zhvillime më të reja në këtë Dioqezë, me fokus të veçantë në të ardhmen e Misionit Katolik Shqiptar në Austri, i cili muajve të kaluar është përballur me disa sfida dhe vështirësi organizative. Kjo ishte edhe arsyeja pse këshilltarët e këtij misioni sot shpalosen një mbishkrim me tekstin: ‘‘Qëndrojmë me kishën tonë!’’ (,,Wir stehen zu userer Kirche!’’).
Pritet që në javët në vazhdim të gjendet një zgjidhje edhe për vendin ku do të thuhen meshat në gjuhën shqipe, të cilat tash e më shumë se 30-të vite kremtohen në kishën ‘‘Hildegard Burjan’’ në distriktin e 15-të në Vjenë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto















