Kosova
6 kompani kosovare prezantojnë teknologjitë e gjelbra në Suedi
Kompanitë kosovare të ndërtimit të parafabrikuar ekspozojnë teknologjitë e gjelbra në Suedi
Gjashtë kompani nga sektori kosovar i ndërtimit të parafabrikuar morën pjesë në Forum Wood Building Nordic 2025 në Malmö, Suedi, me mbështetjen e projektit FEGO përmes Prefab Kosova Cluster. Delegacioni pati mundësi të njihej me teknologji të avancuara të gjelbra, trende të digjitalizimit dhe praktika të qëndrueshme, si dhe zhvilloi takime me biznese suedeze, transmeton albinfo.ch.
Ambasadorja Shkendije Geci-Sherifi takoi delegacionin në Invest in Skåne, duke prezantuar mundësitë e investimeve në Kosovë, ndërkohë që përfaqësuesit kosovarë prezantuan kompanitë dhe arritjet e tyre.
Aktiviteti i FEGO-s synon të rrisë eksportin, të transferojë njohuri dhe të përshpejtojë tranzicionin e gjelbër në industrinë e përpunimit të drurit në Kosovë. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









