Lajme
Blatten/VS: U vu gurthemeli për ndërtimin e fshatit të ri
Këshilli bashkiak planifikon të ndërtojë një kishë dhe të krijojë një shesh të ri në fshat. Do të ndërtohen edhe disa shtëpi
Komuna Blatten në luginën Lötschental në Valis ka mbajtur ceremoninë e hapjes së punimeve për ndërtimin e një fshati të ri të premten.
Ceremonia simbolike u zhvillua pranë qendrës së komunës të shkatërruar nga rrëshqitja shkatërruese e dheut, muaj më parë, transmeton albinfo.ch. Këshilli bashkiak planifikon të ndërtojë një kishë dhe të krijojë një shesh të ri në fshat. Do të ndërtohen edhe disa shtëpi, raporton srf.ch.
Qëllimi është që banorët e parë të jenë në gjendje të kthehen në shtëpitë e tyre deri në fund të vitit 2028, sipas kryetarit të bashkisë Matthias Bellwald.
Harta e rrezikut në të ardhmen do të bëjë të mundur përcaktimin e zonave ku rindërtimi është i mundur, u tha.
Fshati ishte evakuuar më pak se katër muaj më parë.
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”











